Dhjetëra mijëra jemenas janë tubuar në sheshin Al-Sabeen në kryeqytetin Sana për të treguar solidaritet me palestinezët mes gjenocidit të vazhdueshëm izraelit në Gaza, raporton Anadolu, transmeron KosovaPost.
Demonstruesit që mbanin banderola dhe flamuj palestinez dhe jemenas brohoritnin slogane duke bërë thirrje për t’i dhënë fund mizorive izraelite në Palestinë dhe shprehën mbështetjen e tyre për popullin palestinez.
Më herët, ushtria izraelite pretendoi se mban “kontroll operativ” të rreth 65 për qind të territorit të Rripit të Gazës.
Sipas ushtrisë izraelite, ata arritën të vrasin më shumë se 100 luftëtarë palestinezë në Gazën veriore gjatë javës së kaluar.
Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim, që nga tetori i vitit 2023 ushtria izraelite vazhdon me luftën gjenocidale në Gaza, duke vrarë të paktën 57.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
Të tjera
Gjermania dhe Austria i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihma humanitare për Gazën
Arrestohet në flagrancë një person për fajde në Prizren
Një person dërgohet në QKUK, është në gjendje të rëndë