Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se mbi vendin tonë gjatë kësaj jave do të mbaj mot me diell dhe vranësira.
Temperaturat minimale do të sillen nga 3-7 gardë, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 23 gradë Celsius.
Parashikimi për pesë ditë:
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, si pasojë e amplitudave të theksuara të temperaturave . Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.
E enjte- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Në mëngjes në shumë territore parashihet mjegull. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17-gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. Kushtet biometeorologjie dhe agrometeorologjike paraqiten të mira.



Të tjera
Trump kërcënon me 100 për qind tarifa vendet që vendosin taksa mbi shërbimet digjitale për kompanitë amerikane
Vetitë kuruese të arrave, ja sëmundjet që shërojnë
Muriqi pas kthimit Fenerbahçe: Tash jam tjetër, më i pjekur, më i uritur