Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim, përcjell KosovaPost.
Vetëm 1 orë e gjysmë para mbylljes së vendeve të votimit, Çeku tha se çdo votë ka rëndësi, çdo votë bën diferencën.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Sot është dita juaj për të shprehur vullnetin dhe përgjegjësinë qytetare.
Çdo votë ka rëndësi, çdo votë bën diferencën.
Dilni dhe ushtroni të drejtën tuaj këto orët e fundit para mbylljes së vendvotimeve. Ajo i përcakton katër vitet e ardhshme të komunës sonë.



Të tjera
Arianit Koci për Osman Selmanin: Është 74 vjeç, s’ka lidhje me akuzat që i ngarkohen në Serbi
Pse jemi gjithmonë të lodhur?
A do të transferohet te Chelsea? Flet për herë të parë Xhaka