“Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, “Shqipëri e re”, “Nesër më shumë”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” qenë parullat e protestuesve në ditën e trembëdhjetë të protestës në kundërshtim të investimit të planifikuar në Zvërnec të Vlorës.
Protesta që nisi në sheshin “Skënderbej” vazhdoi nëpër bulevard drejt Kryeministrisë dhe jehoi me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama, largimin e Sali Berishës nga drejtimi i opozitës, hetimin e pasurive të politikanëve dhe duke u shprehur kundër shitjes së pasurive kombëtare.
Organizatorët gjatë fjalimeve të mbajtura në protestë, kërkuan ta bëjnë më të dukshme kërkesën për dorëheqjen e Ramës, teksa ai shënonte në të njëjtën kohë 35-vjetorin e themelimit të PS-së në sheshin “Italia”.
Gjatë protestës gjithashtu është bërë thirrje për mediat të cilat nuk kanë shprehur përkrahje ndaj kauzës së protestës.
Një tjetër protestues ngriti shqetësimin për drejtësinë që e cilësoi të korruptuar. Sipas tij, SPAK e ka të gjithë mbështetjen e qytetarëve shqiptarë për të bërë drejtësi e për të hetuar politikanët që kanë vjedhur taksat e shqiptarëve.



Të tjera
Elezi: Ka nisur edhe numërimi i votave me postë
Ish-Sekretari Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime
Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën