Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar katër ndeshje të raundit të tretë në Grupin C dhe D në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Pas mbylljes së fazës së grupeve në Grupin A dhe B, sot e kanë radhës t’i përfundojnë ndeshjet edhe dy grupet pasuese.
Në ora 18:00, Franca luan për pozitën e parë ndaj Polonisë, njësoj sikurse luan edhe Holanda ndaj Austrisë.
Në anën tjetër, nga ora 21:00, Danimarka përballet me Serbinë dhe Anglia luan ndaj Sllovenisë.
Të gjitha këto ndeshje pritet të jenë interesante pasi në Grupin C të gjitha pozitat janë në lojë, ndërsa në Grupin D, janë pozitat një, dy dhe tre.



Të tjera
Kështu duhet të përdoret deodoranti
Metoda Hygge për të rritur fëmijë të lumtur
Si t’i shmangësh dhe largosh ngërçet