Vjedhjet e shumta janë shndërruar në një shqetësim shumë të madh për qytetarët në vendin tonë, duke shkaktuar pasiguri dhe humbje të mëdha. Të dyshuarit jo rrallëherë dalin të jenë të afërm e madje edhe anëtarë të familjes. Kështu ka ndodhur në një familje në Prizren, ku një person ka vjedhur në shtëpinë e vet.
Këtë herë, media mëson se i dyshuar është një 28-vjeçar, i cili vodhi hiç më pak se 45 mijë euro nga babai i tij, të cilat i bëri ‘rrush e kumbulla’.
Rasti u denoncua nga pronari i shtëpisë dhe si rezultat, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, u zbulua se hajni që kreu vjedhjen është anëtar i familjes.
Burimet thonë se ndër të tjera i dyshuari ka deklaruar se paratë që i mori në shtëpi i ka shpenzuar për ‘punë të veta’.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti ndaj tij të iniciohet si “Vjedhje e rëndë” dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.



Të tjera
Si të përdorni mjaltin për shëndetin perfekt të lëkurës?
Një nga futbollistet iraniane që kërkuan azil në Australi ndryshon mendje
Dieta me kos për të humbur 5 kg për një javë