Analisti Shemsi Jashari ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si “vit të humbur”, vitin 2025.
Në FIVE në TV Dukagjini, Jashari deklaroi se retorika e Vetëvendosjes ndaj Listës Serbe gjatë vitit të kaluar është shoqëruar me narrativa patriotike, ndërsa sipas tij, veprimet konkrete kanë treguar të kundërtën të mëkurën mbrëma.
“Është thjesht një vit i humbur. Dhe mbrëmë ajo çka pamë është se kur ka vullnet, zgjidhja është shumë e lehë. Arsyeje kryesore pse është mbështjellë me narrativë patriotike se Lista Serbe është problem, për shkak të kaluarës saj dhe sfondit të saj, dyshimit për involvimin e saj dhe përfaqësuesve të saj në aktivitete terroriste. Kërkesat populliste për shpalljen organizatë terroriste dje nuk ishte problem. D.m.th. një vit i humbur kaloi me aq lehtësi. Po i njëjti lider i Listës Serbe votohet nënkryetar i Kuvendit. Dhe nuk paraqet problem. Përderisa nuk ka ndryshuar asgjë aspër Listën Serbe e as e kaluara e këtyre përfaqësuesve”, ka thënë Jashari.
Mbrëmë është konstituar legjislatura e re, kur janë zgjedhur edhe nënkryetarët e rinj. Përmes votimit në pako, deputetët zgjodhën Ardian Golën nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitakun nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shalën nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Emilja Rexhepin nga grupi multietnik dhe Sllavko Simiqin nga Lista Serbe.
Kandidatët për nënkryetarë morën mbështetjen e 104 deputetëve, ndërsa tre deputetë votuan kundër dhe gjashtë abstenuan.



Të tjera
Luftoni ftohjen dhe kollën me këtë çaj magjik
Kur duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
Ushqimet që ju mbajnë të freskët gjatë verës