Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të hënën se ka një “marrëdhënie të shkëlqyer” me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe se gjatë takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu do të diskutohet mundësia e vendosjes së forcave turke në Gaza.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump tha se çështja e përfshirjes së trupave turke si pjesë e një force ndërkombëtare stabilizimi në Gaza do të diskutohet me Erdoganin. Kjo ide është pjesë e planit të tij prej 20 pikash për një armëpushim në Gaza. “Nëse është mirë, mendoj se është mirë”, u shpreh Trump.
Ai shtoi se vendimi do të varet edhe nga qëndrimi i kryeministrit izraelit, duke iu referuar Netanyahut me nofkën “Bibi”, përpara takimit të tyre të planifikuar në resortin Mar-a-Lago, në Palm Beach të Floridës.
Netanyahu ndodhet në udhëtimin e tij të pestë në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i mandatit të dytë të Trump. Vizita zhvillohet në një kohë kur bisedimet për fazën e dytë të planit të armëpushimit në Gaza po vazhdojnë, pas më shumë se dy vitesh luftimesh në enklavën palestineze./euronews



Të tjera
Forcat e NATO-s nisin stërvitjet në shkallë të gjerë në Poloni
Kripa përdoret edhe si produkt kozmetike
Si ta kuptosh që një lidhje “po të merr frymën”?