Një seri e pandalshme tërmetesh që janë regjistruar pranë Campi Flegrei, ku kohë më parë ka qenë një vullkan në Itali, ka ngritur shqetësimet e ekspertëve për një riaktivizim të fuqishëm nga ky krater, që mund të çojë botën në kaos.
Gjatë këtij muaji, zona u godit nga një tërmet 4.4 ballë, i cili konsiderohet si ndër më të fortët në 40 vite, por për vullkanologët mund të jetë dhe një paralajmërim.
Në 6 muajt e fundit zona ka regjistruar mbi 3000 lëkundje sizmike, shoqëruar me rritjen e emetimeve të gazrave, shenjë kjo që magma mund të jetë duke u ngjitur drejt sipërfaqes.
Studiuesit nga Instituti Italian i Gjeofizikës (INGV) paralajmërojnë se struktura e tokës po kalon nga një fazë përkuljeje në çarje, çka mund të nënkuptojë se jemi afër një shpërthimi të mundshëm. Nëse ndodh, do të ishte shpërthimi i parë që nga viti 1538. Në skenarin më të keq, do të prekte mbi 4 milionë banorë në rajonin e Napolit.
Por pasojat nuk do të ishin vetëm lokale. Shqipëria dhe Ballkani, mund të ndiejnë efektet e ndotjes atmosferike, ndryshimeve klimatike dhe reshjeve të hirit vullkanik, që mund të ndikojnë në bujqësi, shëndetin publik dhe transportin ajror, shkruan A2CNN.Rreth 40,000 vjet më parë, shpërthimi i Campi Flegrei shkaktoi një nga katastrofat më të mëdha vullkanike në historinë e Tokës, me ndikim të madh në klimën globale.



Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë shtatzënisë
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide
Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm