Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në pikën kufitare në Jarinjë, një shtetasi të Serbisë i janë sekuestruar afro 20 mijë euro të padeklaruara.
“Mjetet monetare janë gjetur në posedim të një shtetasi të Serbisë, i cili po hynte në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë e sekuestruara përbëheshin kryesisht nga monedha në dinarë serb, ndërsa pjesa tjetër në valutën euro. Mjetet monetare nuk ishin deklaruar sipas rregullave doganore në momentin e hyrjes”.
“Sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës çdo shumë monetare mbi 10,000 euro që hyn ose del nga territori i vendit duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore. Mosdeklarimi i këtyre mjeteve përbën shkelje ligjore dhe i nënshtrohet procedurave administrative dhe ndëshkuese, si dhe hetimeve të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Ky rast është dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës për të parandaluar kontrabandën financiare, pastrimin e parave dhe të gjitha aktivitetet e paligjshme që cenojnë sigurinë ekonomike dhe financiare të vendit.
Veprimet e tilla ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit fiskal dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm.



Të tjera
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vlen
Fle vonë? Lexo pasojat dhe s’do ta bësh më