Rina Lipa, motra e artistes së njohur shqiptare në arenën ndërkombëtare, Dua Lipa, feston sot ditëlindjen e saj të 25-të.
Në këtë ditë të veçantë, ajo ka marrë një urim shumë të ngrohtë dhe emocional nga motra e saj, e cila e ka ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Dua Lipa ka publikuar një mesazh të mbushur me dashuri, duke e shoqëruar me disa fotografi nga fëmijëria e tyre, ku shihen momentet e hershme të raportit të tyre si motra.
Postimi ka tërhequr vëmendje për tonin e tij personal dhe për kujtimet nostalgjike që ka sjellë.
“Gëzuar ditëlindjen më e afërmja ime, motra ime, shoqja ime më e mirë, personi tek i cili mund të mbështetem pa marrë parasysh çfarë ndodh!!! Të dua shumë Rinusheeee, 25 vjet, ende nuk mund ta besoj sa me fat jam që të kam!!!”, ka shkruar artistja shqiptare.
Dua, përveç Rinës ka po ashtu edhe një vëlla që quhet Gjin.



Të tjera
Pse duhet të konsumoni arra çdo ditë
Prokuroria dhe Policia vizitojnë Hysni Mehanin në spital pas su*lmit br*utal nga Sami Lushtaku
Miratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhu*nuarve gjatë Lu*ftës