Të mërkurën rikthehen ndeshjet e Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku në program janë duele mjaft interesante, e që luhen në kuadër të 1/8 së finales, njofton Telegrafi.
Edhe në ketë fazë kemi mjaft ekipe shqiptare që janë në garë për të vazhduar tutje, ndërsa ndër duelet më interesante do të jetë ajo në Tetovë, ku do të përballen dy Shkëndijat. Shkëndija e Tetovës është nikoqire e Shkëndijës së Haraçinës nga Shkupi. Në këtë duel përveç garës për të arritur në fazën tjetër, do të jetë një përballje vëllazërore, ndërsa nga kryesia e Shkëndijës së Tetovës kanë vendosur që hyrja të jetë pa pagesë, që të ketë numër sa më të madh të tifozëve.
Dul i ekipeve shqiptare do të jetë edhe ndeshja në mes KF Arsimit nga Çegrani që garon në kategorinë e dytë dhe FC Voska Sportit. Besa e Dobërdollit në këtë fazë për kundërshtarë ka ekipin e Breras nga Strumica dhe do të luajë në cilësinë e mysafirit, ndërsa Shkupi udhëton për në Kratovë dhe do të jetë përballë Sileksit.
Në duelet tjera takohen Vardari – Tikveshi, me këta të fundit që janë mbrojtës të titullit të Kupës së Maqedonisë, ndërsa dueli i fundit është në mes Pelisterit dhe Detonitit. Të gjitha ndeshjet luhen nesër (e merkurë 23.10.2024), me fillim nga ora 14:00, ndërsa luhet vetëm një takim. Në rast se në kohën e rregullt ndeshja përfundon në barazim, fituesi do të mësohet menjëherë pas penalltive.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë