Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në Obiliq, ku një person ka humbur jetën derisa po qëndronte në një kafeteri. Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende, ndërsa rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia.
Viktima është Gani Makovci nga fshati Millloshevë.
Sipas informacioneve të para, derisa i moshuari ndodhej në lokal, papritmas i është përkeqësuar gjendja.
Nga kafeteria kanë kërkuar ndihmë dhe ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht vetëm e kanë konstatuar se i moshuari ishte pa shenja jete.
Në vendngjarje kanë intervenuar edhe njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me këtë rast.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq, familjarët kanë njoftuar se i ndjeri do të varroset sot në orën 17:00.
Të tjera
Me xhaketë lëkure dhe syze dielli, Adriana Matoshi betohet si deputete në legjislaturën e saj të dytë: Për angazhim dhe dashuri për vendin tim
Man City mendohet të bëjë një lëvizje mahnitëse për yllin e Liverpoolit
Haradinaj tregon se cilët emra të LVV-së do t’i votonte për kryeparlamentar