Me presidentin Trump në krah të tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u shpreh se dita e sotme do të gdhendet në historinë e popullit izraelit, si një ndër më të rëndësishmet, duke iu referuar lirimit të 20 pengjeve të gjalla, veprim ky që u bë i mund falë angazhimit të liderit amerikan dhe planit të tij për paqe.
Në një parlament të mbushur plot e përplot që herë pas here çohej në këmbë me ovacione, Netanjahu nuk i ndali për asnjë moment lavdet ndaj Donald Trump, lidershipi i të cilit sipas tij çoi në fundin e luftës dhe kthimin e pengjeve në shtëpi.
“Sa gjatë kemi pritur për këtë moment. Dua t’ju falënderoj personalisht në emër të të gjithë kombit.”
“Donald Trump është miku më i madh që Shteti i Izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Netanyahu, një deklaratë që u shoqërua me brohoritje “Trump” në sallë.
Netanyahu e përshkroi propozimin e paqes të Trump si një hap “të rëndësishëm” drejt paqes, duke shtuar: “Unë jam i përkushtuar ndaj kësaj paqeje, ju jeni të përkushtuar ndaj kësaj paqeje dhe së bashku do ta arrijmë këtë paqe.”



Të tjera
Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta
Me huanë e reparacioneve për Ukrainën, BE sfidon Putinin dhe Trump-in
Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030