Një rast i rëndë ka tronditur familjen Hajdari nga fshati Dobroshec i Drenasit. Vajza e tyre 17 vjeçare ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti me motoçikletë.
Siç u raportua më herët kjo është Lediona Hajdari, dhe për vdekjen e saj kanë njoftuar familjarët dhe miqtë e saj.
Tashmë ka dalë edhe fotografia e të miturës nga Drenasi, e cila vdiq pas lëndimeve të rënda që mori në vetaksidentin që ndodhi mëngjesin e së hënës në fshatin Dobroshec të Drenasit.

Lediona Hajdari
Bashkë me 17-vjeçaren që po e drejtonte motoçikletën në momentin kur ka ndodhur aksidenti, ishte edhe pasagjerja e moshës rreth 28-vjeçare.
Pas ngjarjes, ato u dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por e mitura fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve të marra.



Të tjera
Këto perime ju zgjasin jetën
VV-Guxo-Alternativa e PSHDK arrijnë marrëveshje, garojnë së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit
Si të veproni pas rënies së shpejtë të shtypjes së gjakut?