Kryeministri polak Donald Tusk tha se kushdo që mori pjesë në paradën ushtarake në Moskë për të shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore e kishte turpëruar veten, pasi kryeministri sllovak Robert Fico u bë i vetmi udhëheqës i Bashkimit Evropian që mori pjesë.
“Përpiqem të mos komentoj mbi vendimet dhe sjelljen e udhëheqësve të shteteve, veçanërisht nga komuniteti ynë”, tha Tusk në një konferencë për shtyp, raporton The Guardian.
“Por nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se të qenit në paradën e fitores në Moskë dhe të duartrokiturit Presidentin Putin… u sjell turp të gjithë atyre që janë atje.”



Të tjera
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë: Samiti i NATO-s do të shënojë një “pikë kthese të rëndësishme” për aleancën
Trump: SHBA-të shpenzojnë më shumë se kushdo tjetër për NATO-n, është qesharake
Kurti priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”