Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri u dërgua në QKUK për trajtim, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht edhe emrin e personit që dyshohet se e vrau me gjashtë plumba viktimën në Mitrovicë, bëhet fjalë për Valdrin. S – që tashmë po kërkohet nga Policia e Kosovës
Ndërkaq, Gazeta dje raportoi se viktima është Florim Zeqiri, një 40-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili nuk arriti t’i mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në QKUK.
Policia dje u angazhua në zbulimin e dorasit gjatë tërë ditës dhe gjithashtu u raportua se sot është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.
Të tjera
Hajdari me veteranët: Veteranët janë damari i lirisë, ata meritojnë dinjitet që s’ua cënon dinjitetin
51-shi i PDK-së: Bedri Hamza është kryeministri i ardhshëm, ne jemi përfaqësuesit e projektit që e nderon vendin
Petrit Hajdari në Komoran: Mesazhi ynë Kosova munet ma mirë po grumbullon qytetarë gjithandej.