Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë edhe njësitet tjera relevante të PK-së, me datën 09.09.2025 përmes pikës kufitare Vërmicë ka bërë ekstradimin e dy të dyshuarve shtetasve të Kosovës.
Sipas njoftimit, të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete shqiptare pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhër arrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për vepra të ndryshme penale si: “Grabitje“ dhe “Vjedhje grabitqare“.
“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Republikës së Shqipërisë.”, thuhet tutje në njoftim.
Të dyshuarit pas ekstradimit të tyre janë dërguar në njësitet përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Policia e Kosovës do vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.



Të tjera
Largoni gurët nga veshkat për 10 ditë, vetëm me një përbërës
Qumështorja Drena kërkon mbështetje për prodhimin vendor
Abdixhiku: Me Osmanin po e nisim valën më të madhe politike në Kosovë