Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas emërimit të tre zëvendësministrave nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Bajrami në një postim në Facebook ka thënë se Qeveria është në dorëheqje dhe se emërimi i zëvendësministrave është bërë sa për të marr pagë.
“Kur një qeveri është në dorëheqje, ministrat kanë kompetenca të kufizuara dhe nuk punojnë me kapacitet të plotë. E pikërisht në këtë situatë Kurti po emëron zëvendësministra.
Për çka? Jo për punë, sepse s’ka punë, as s’ka ndonjë nevojë urgjente, po i emëron që të marrin pagë nga buxheti i shtetit, pa bërë asgjë”, shkruan ajo.
Bajrami më tej thekson se kjo është zhvatje e buxhetit – është abuzim me pozitën zyrtare.
“Dhe dëmi nuk është vetëm te paratë që po shpenzohen sot. Dëmi është te standardi që LVV-ja ka vendosë: me trajtu shtetin si pronë partiake, si mjet për me i shpërbly militantët. Këto standarde të ulëta kanë me i kushtu shumë e gjatë këtij vendi. Është koha të shkoni në opozitë se e keni gërryer shtetin”, shkruan Bajrami. /Telegrafi/



Të tjera
Haradinaj: LVV dhe PSD të koordinuara kundër Vjosa Osmanit për interesa politike
Farat e karafilit, si t’i përdorni pas çdo vakti kundër aciditetit
Molliqaj nervoz me opozitën: I shërbyen Kurtit në krizën e presidentit