Kombëtarja e Turqisë ka arritur fitoren e parë në Euro 2024, pasi mposhti Gjeorgjinë me rezultat 3-1 në kuadër të Grupit F.
Ka qenë një ndeshje fantastike nga turqit, me talentin e madh Arda Guler që ka shënuar golin më të bukur në këtë sfidë.
Guler shënoi golin më të bukur të kampionatit deri më tani kur nga mbi 20 metra goditi me këmbën e majtë dhe në këtë mënyrë u bë debutuesi më i ri në Euro që ka shënuar gol.
Ai e bëri këtë në moshën 19 vjeç e 114 ditë, duke ia kaluar Cristiano Ronaldos, i cili shënoi kundër Greqisë në vitin 2004 në moshën 19 vjeç e 128 ditë.
“Iu uroj lumturi. Pas kësaj ndeshje është një ndeshje kundër Portugalisë. Goli i shënuar nga Mert mund të konsiderohet si goli më i rëndësishëm i Turqisë dhe kampionatit”, tha fillimisht Erdogan.
Menjëherë intervenoi trajneri Vincenzo Montella, duke e ftuar Erdoganin për ndeshjen e dytë. “President, nëse kemi fat, të presim të vish në ndeshje”, tha Montella.
Erdogan pastaj iu drejtua talentit më të madh turk Arda Guler, duke i thënë se presin edhe gola të tjerë.
“Arda, ne presim gol tjetër nga ti. Ky gol do të jetë një nga golat më të mirë në Evropian”, deklaroi presidenti turk i cili vlerësoi edhe golin e Kerem Akturkoglus.
“Kerem, goli yt ishte krejtësisht i zgjuar. E vlerësove mirë daljen e portierit, kështu gjetëm golin e tretë. Të përgëzoj, të puth sytë ty dhe gjithë ekipit”, përfundoi telefonatën e tij Erdogan.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime