Presidenti italian, Sergio Mattarella i përshkroi kushtet e jetesës së popullit palestinez si “çnjerëzore”.
Ai tha se një armëpushim i menjëhershëm në Gaza është i nevojshëm, duke shtuar se është çnjerëzore të vdesësh urie.
“Një armëpushim i menjëhershëm është i nevojshëm në Gaza. Është çnjerëzore të vdesësh urie një popullsi të tërë, nga fëmijët te të moshuarit. Ushtria izraelite duhet t’i bëjë territoret e Rripit të Gazës të arritshme për organizatat ndërkombëtare në mënyrë që ndihma e plotë humanitare të mund të rifillojë për popullsinë”, deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv
Fjalimi i tij e përafron Italinë me qëndrimet e reja të miratuara nga vendet e tjera evropiane, të cilat në javët e fundit kanë ndryshuar qëndrim dhe kanë filluar t’i bëjnë presion kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që të lejojë ndihmën humanitare në Gaza.



Të tjera
25 vende në botë që duhen vizituar
Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë shtatzënisë
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide