“Është Kurti që e komandon Kusarin” – Edita Tahiri komenton bisedën Kusari-Radoiçiq

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi , Edita Tahiri ka komentuar bisedën mes deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit.

“Mendoj që kjo video që po dëshmon pra që Vetëvendosja, tash dihet kush është protagonisti, është Kusari-Lila e ka bërë në emër të Vetëvendosjes apo në emër të Kurtit atë bisedë”, ka thënë Tahiri.

Tutje, ajo deklaroi se Kurti po e komandon Kusari-Lilën, por edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, teksa përmendi edhe Ministrën e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Tahiri ka theksuar se kryeministri Kurti, e ka pasur ‘gojën plotë kombëtari’ dhe ka thënë që nuk bisedon me Serbinë e as preisdentin e saj, por që sipas saj, ai tash po bisedon edhe me Serbinë, Vuçiqin, dhe Radoiçiqin.

“Jo veç Kurti që po e komandon Kusarin, po e komandon Vjosën presidenten, mos të flasim kjo ministrja e jashtme, por po e lëmë ate. Ajo që tema që ka qenë e marrëveshjes pra pagat e kujt të UÇK-së, pra ata që ishin ballë të luftës për liri bashkë me LDK-në , ku kam qenë edhe unë udhëheqëse, me të vërtetë është një turp kombërtarë, një kërcënim që Kurti e ka pas plotë gojën kombëtari, ka thënë në as nuk bideson me Serbinë as me Vuçiqin, e tash ai me kend po flet? Me Radoçiqin që ishte në ballë të sulmit në Banjskë me të cilin provuan ta kërcënojnë veriun e Kosovës”, deklaroi Tahiri.