Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, e ka pritur sot në Lubjanë ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.
Fajon e konsideroi “dinamik dhe të gjithanshëm” bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa shkroi për takimin në një postim në Facebook.
Ajo tha se u dakorduan me Gjuriqin për një takim të përbashkët të dy qeverive, ndërsa tha se në bisedë u përmend edhe rinovimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne ramë dakord që t’i forcojmë konsultimet politike midis Sllovenisë dhe Serbisë dhe ta mbajmë një takim të përbashkët të dy qeverive. Unë trajtova gjithashtu domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së trashëgimisë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, rinovimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe vazhdimit të përpjekjeve të Serbisë për ta forcuar sundimin e ligjit, shoqërinë demokratike dhe median e lirë”, shkroi Fajon.
Ajo tha se “Sllovenia është mbështetëse e madhe e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në Lindje”.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë