Largimi i Arbana Osmanit nga pozicioni i prezantueses së Big Brother Vip Albania nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku, duke vijuar të jetë temë e nxehtë në rrjetet sociale. Pavarësisht se është larguar përfundimisht nga Top Media, interesimi për prezantuesen nuk po shteron.
Së fundmi, Arbana është pyetur sërish në Instagram në lidhje me këtë format të njohur televiziv. Ndjekësit, të cilët vazhdojnë të ndjekin me vëmendje çdo hap të saj, kanë ngritur pyetje mbi arsyet e largimit dhe ndjesitë e saj për Big Brother VIP Albania.
Një ndjekës i kujdesshëm e pranoi se ndoshta Arbana nuk do t’i përgjigjej pyetjes së tij, por gjithsesi vendosi ta bëjë atë.




Të tjera
Starmer reflekton mbi “realitetet politike” mes raportimeve për dorëheqje
Nuk hani perime? Gjenet mund të jenë fajtore
AC Milan Junior Camp Prishtina hap zyrtarisht edicionin e dytë