Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, tha se bllokada e vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit është bërë tashmë e mërzitshme për qytetarët e Kosovës. Pas dështimit të përpjekjes së njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo ka akuzuar opozitën për “një qasje destruktive” që nga fillimi i këtij procesi.
Sipas Fejzës, opozita fillimisht ka refuzuar votimin e mandateve dhe tani po vazhdon me pengesa të tjera, duke e zvarritur procesin pavarësisht përpjekjeve të VV-së për të gjetur një zgjidhje. Ajo theksoi se janë mbajtur takime konsultative mes partive politike të ftuara nga kryesuesi i Kuvendit dhe se kryetari i VV-së ka ftuar liderët e partive opozitare për dialog.
Fejza shtoi se është propozuar edhe ndryshimi i mënyrës së votimit në Kuvendin e Kosovës. Ajo përmendi edhe letrën që kryetari i VV-së i ka dërguar kryetarit të LDK-së. Ajo kritikoi qëndrimet e opozitës lidhur me emrin e Albulena Haxhiut, duke i cilësuar si ofendime dhe përshtypje subjektive, jo argumente.
Të tjera
Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë
Abdixhiki do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion
S’ta kom idenë kush janë”, Peci flet për kontratën e dyshimtë të fabrikës për mbetjet shtazore