Fëmijët e lindur në shtator janë më pak të lidhur me prindërit dhe me padurim presin fillimin e vitit shkollor
Kanë nota më të mira, regjistrojnë fakultete prestigjioze, ndërkaq kanë edhe më pak shanse që të zhvillojnë sjellje delikuente, transmeton Telegrafi.
Studimi “Mosha e fillimit të shkollës dhe zhvillimi kognitiv” ka treguar që fëmijët e lindur në shtator janë më inteligjentë dhe më të përparuar nga moshatarët e tyre.
Hulumtimi niset nga ajo që të gjithë vogëlushët janë në përparësi, sepse janë më të mëdhenjtë dhe më të pjekurit në klasë, andaj vetvetiu kanë pasur më shumë kohë që të zhvillojnë dituritë dhe shkathtësitë të cilat u janë të nevojshme në shkollë.

Me studim janë përfshirë më shumë se një milion fëmijë midis moshës 6 dhe 15 vjeç, ndërkaq ata të lindurit në shtator nga viti në vit kanë treguar rezultate më të mira.
Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim që vitet parashkollore janë kyç për zhvillim social, emocional dhe kognitiv të fëmijës, sepse u ndihmojnë që të përgatitem sa më mirë për obligimet shkollore.
Fëmijët e shtatorit janë më pak të lidhur me prindërit dhe me padurim presin fillimin e vitit shkollor. Kanë nota më të mira, regjistrojnë fakultete prestigjioze dhe kanë më pak shanse që të zhvillojnë sjellje delikuente.
Duhet pasur parasysh që zhvillimi i inteligjencës së fëmijës varet nga shumë faktorë, veç tjerash, nga ndikimi i prindërve, si edhe statusi social dhe ekonomik. /Telegrafi/




Të tjera
Butrint Imeri po jep 100 mijë euro për fansin fatlum – ai ose ajo që do ia bëjë këngën virale përmes një videoje në TikTok
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të
Rama në takimin me banorët e Zvërnecit: Edhe 500 mijë veta të dalin në shesh, ndërtimi i resortit nuk anulohet