Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.
Lidhur me këtë çështje, në Frontal në T7, ka qenë i ftuar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.
‘‘Takimi i parë me fëmijë ka ndodhur diku mas 6 muajve, dhe ne nuk e dinimin se si ata e kanë përjetuar rastin. Kur jam taku me ta, më të vërtetë ka qenë emocionuese, mënyra se si ata u shprehnin, se si ata tregonin rastin. Ato fjalë të cilat ne nuk i kishim dëgjuar asnjëherë nga ta. E kanë përjetuar shumë rëndë. Djali i madh, e pyta thash ‘’dajë çka ka ndodh, çka u bë’’. Ata thoshin vetëm ‘’e këna harru mamin’’. Ai më tha mua që ‘’hajni ka hi, ia ka bë mamit bam, mami ka pas gjak, babi e ka majt për dore’’. Ishte me të vërtetë e dhimbshme ajo se çfarë ata shprehnin’’’, ka thënë ai.



Të tjera
Vishuni me stil
10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante