Një fenomen shqetësues është vërejtur në shumë rrugë të Prishtinës.
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se disa persona po thyejnë kontejnerët për mbeturina, transmeton Klankosova.tv.
Në reagimin zyrtar bëhet lutje që kjo dukuri të mos përsëritet më, derisa u bë e ditur se kontejnerët e dëmtuar janë zëvendësuar me të rinj.
“Mbrëmë në shumë rrugë të kryeqytetit i kemi zëvendësuar kontejnerët e thyer me të rinj. Por është e papranueshme që të dëmtohet kaq shumë prona publike. Kërkojmë bashkëpunimin e juaj, që të ruajmë e kujdesemi për mjedisin e përbashkët”, thuhet në reagim.




Të tjera
10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka