​Feride Rushiti foli nga foltorja e Presidencës, ja arsyetimi i Albulena Haxhiut

Disa minuta pasi dështoi seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri, kandidatja për presidente të Kosovës, Feride Rushiti, e propozuar nga Vetëvendosje, pati një paraqitje për media nga foltorja e Zyrës së Presidencës. Në këtë paraqitje, në orët e para të 29 prillit, bashkë me Rushitin ishte edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Për këtë paraqitje nga foltorja e Zyrës së Presidencës, pati reagime të ndryshme në publik. Dhe sot është pyetur nga gazetarët ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pse Feride Rushiti u lejua të flas nga foltorja e Presidnecës?

Haxhiut kjo pyetje iu duke e vonuar, ani se nuk pati një qëndrim zyrtar lidhur me paraqitjen e Rushitit nga foltorja e Zyrës së Presidencës, në natën e 28 prillit 2026, ku dështoi zgjedhja e presidentit të ri.

Haxhiu: Pse nuk më keni pyetur atë ditë e po pyetni sot?

Feride Rushiti atë natë pati thënë se e ka pranuar këtë propozim me bindjen se do të ishte figurë unifikuese.

Rushiti: Jam person unifikues

“Kam pranuar propozimin për kandidate si presidente e vendit me bindjen se jam një figurë, e cila është unifikuese, përfaqëson shoqërinë civile dhe mund ta ndihmojë vendin ta tejkaloj ngërçin aktual politik dhe njëkohëisisht ta ngris dialogun në mes partive politike….duke menduar se dalja imë në skenë paraqet një figurë unifikuese një figurë, e cila me historinë e saj ka kontribuar në kauza të cilat i kanë kontribuar vendit. Pas diskutimit të gjatë me kryeminsitrin e kam marr këtë përgjegjësi me bindje të plotë se do të jëm një nga kandidatët e cila është kërkuar jo vetëm nga qeverisja Kurti, por edhe nga partitë opozitare të jem person plotësisht i pavarur, jopolitik, jo partiak dhe nga shoqëria civile”, ka thënë Rushti në orët e para të datës 29 prill.

Pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar në zgjedhjen e presidentit të ri, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka caktuar datën 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme.