Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Fifi, dhe reperi i njohur dhe gjithmonë i pranishëm në skenën muzikore, Lumi B, kanë bashkuar talentet për një projekt të ri muzikor që ka tërhequr vëmendjen e menjëhershme të fansave.
Kënga e tyre e përbashkët, e titulluar “Taj Taj”, u publikua së fundmi dhe brenda më pak se 24 orësh arriti të grumbullojë afro 350 mijë shikime në YouTube, duke dëshmuar interesin e madh që publiku ka për këtë bashkëpunim.
Projekti u shoqërua edhe me një klip muzikor të realizuar në mënyrë profesionale, i cili përforcon atmosferën nostalgjike dhe energjinë ritmike të këngës.
Zhanri muzikor i “Taj Taj” është një kombinim i elementeve modernë me nuanca të lehta nostalgjie, që e bëjnë këngën të veçantë dhe të dallueshme në tregun muzikor aktual.
Të tjera
Në emër të kryetarit të Kuvendit ju bëj thirrje për bashkëpunim
Ngërçi merr fund në Kuvend, Basha zë ulësen e kryetarit
Pas zgjedhjes së kryetarit, Kuvendi vazhdon seancën pas një ore