Me përjashtim të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, të gjithë liderët e partive tjera parlamentare po marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
AAK në takim po përfaqësohet nga Time Kadriaj. Nga PDK, në takim po marin pjesë, kryetari Memli Krasniqi dhe nënkryetarja Vlora Çitaku. Nga LDK, kryetari Lumir Abdixhiku dhe deputetja Hykmete Bajrami. Nga Lista Guxo, bashkëkryetari Faton Peci. Alternativa po përfaqësohet nga Mimoza Kusari Lila dhe nga Nisma Socialdemorakte, po mer pjesë kryetari Fatmir Limaj. Në takim po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e partive nga komunitet joshumicë./rtk



Të tjera
Problemet me ereksionin mund të parandalohen me këtë veprim
Real Madridi përgatit largimin e shtatë lojtarëve
UP të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj