Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka njoftuar se flakët kanë kapluar edhe zonën e Parkut të Biznesit, që sipas këtij subjekti politik prej kohësh është shndërruar në deponi mbeturinash dhe në djerrinë.
Sipas njoftimit të degës së LDK-së, injorimi i kërkesave për pastrim dhe funksionalizim të kësaj zone ka sjellë deri te situata e sotme, raporton Telegrafi.
“Reagimi me kohë i Lidhjes Demokratike në Prizren, për mosfunksionalizimin e Zonës Ekonomike dhe kthimit të asaj pjese në deponi mbeturinash dhe djerrinash nuk i bëri të reagojnë me kohë institucionet e qeverisjes komunale. Sot, pamjet tregojnë që kjo zonë është kapluar nga flakët. E gjitha shkaku injorimit të reagimeve tona si parti”, thuhet në reagimin e Zyrës për Informim të degës së LDK-së.
Ky subjekt ka theksuar se zjarrfikësit meritojnë çdo respekt dhe mirënjohje, ndërkohë që menaxhimin e qytetit nga kryetari Shaqir Totaj e kanë cilësuar si të dështuar.



Të tjera
Ushqimet që duhet t’i ketë fëmija në çantë
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë