Shtrenjtimi i rrymës për 16. 1 për qind ka nxitur një valë të re të inflacionit, pra ngritjes së çmimeve për disa produkte esenciale, përfshirë produktet e bukës dhe kafesë deri në 50 për qind.
Ekipi i mediave ka vizituar disa furra dhe dyqane. Shihet se mantia është shtrenjtuar 50 për qind. Një manti deri dje ka kushtuar 0.15 euro, sot në disa furra të Prishtinës çmimi i saj ka arrit 0.20 euro.
Bureku është shtrenjtuar 25 për qind. Një burek në Prishtinë në shumicën e furrave është shtrenjtua nga 1.20 euro në 1.50 euro, kurse në disa qytete tjera të Dukagjinit, si në Gjakovë, çmimi i burekut ka arrit deri 1.70 euro.
Buka është shtrenjtuar deri 20 për qind. Një bukë gjysmë kilogramë deri dje ishte 0.50 euro, ndërsa sot në Prishtinë ky çmim ka arrit në 0.60 euro, e në disa vendet të Gjakovës, ka arrit deri 0.80 euro.
Të tjera
Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë
Abdixhiki do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion
S’ta kom idenë kush janë”, Peci flet për kontratën e dyshimtë të fabrikës për mbetjet shtazore