Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë detaje nga takimi i tij me homologun e tij amerikan Donald Trump në Hagë, në kuadër të samitit të NATO-s.
Zelensky tha se takimi me Trump ishte i mirë. Të dy udhëheqësit diskutuan për Lindjen e Mesme, mbrojtjen e popullit ukrainas, blerjen e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore dhe bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse në Stamboll.

Gjatë bisedës, Zelensky theksoi rëndësinë e veprimeve të fundit të SHBA-së në Iran, të cilat dobësuan jo vetëm programin bërthamor të vendit, por edhe prodhimin e dronëve të tij, transmeton Telegrafi.
“Ne diskutuam mbrojtjen e popullit tonë me presidentin – para së gjithash, blerjen e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qytetet tona, popullin tonë, kishat dhe infrastrukturën”, deklaroi Zelensky.
Ai e informoi Trumpin mbi takimet e ekipit teknik në Stamboll, si dhe shkëmbimet e të burgosurve të luftës dhe trupat e të rënëve. Zelensky tërhoqi vëmendjen për faktin se Rusia kishte kthyer trupat e ushtarëve të saj të rënë në Ukrainë.
“Folëm për situatën në fushëbetejë. Putini definitivisht nuk po fiton. I paraqita presidentit faktet rreth asaj që po ndodh vërtet në terren”, shtoi presidenti ukrainas.



Të tjera
Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”
Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali
Ushtrime për punonjësit e zyrave