Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të personit që ishte raportuar i zhdukur në Liqenin e Batllavës, pas dy ditësh kërkimesh intensive në terren dhe në ujë.
Siç bën të ditur FSK-ja, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe strukturat komunale të Podujevës, të cilat kanë asistuar gjatë gjithë fazës së kërkimit, njofton Dukagjini.
Sipas autoriteteve, kërkimet janë zhvilluar në kushte të vështira, ndërsa ekipet e specializuara të FSK-së kanë përdorur mjete dhe teknika të kërkim-shpëtimit për lokalizimin e trupit.
Detaje shtesë rreth identitetit të viktimës apo rrethanave të ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura nga institucionet përgjegjëse.
Autoritetet pritet të dalin me informacione më të hollësishme pas përfundimit të procedurave hetimore.



Të tjera
“Dënime deri në 10 vjet burg”, Rrezik i lartë nga zjarret – apelohet për kujdes maksimal gjatë verës
Vrasja e imamit, BIK: Pavarësisht motiveve, askush nuk ka të drejtë ta privojë tjetrin nga jeta
Tri supersfida mbyllin sot fazën e 1/16-ës në Kupën e Botës