Manchester United mbyll derën për Amad Diallo – Ekonomia Online

Manchester United mbyll derën për Amad Diallo

Manchester United nuk ka ndërmend të shesë Amad Diallon gjatë kësaj vere.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit e konsiderojnë sulmuesin anësor një pjesë kyçe të projektit dhe do të refuzojnë çdo ofertë për të.

Trajneri Michael Carrick i ka bërë të qartë klubit se dëshiron ta mbajë 23-vjeçarin në skuadër, ndërsa edhe interesimi nga disa klube angleze dhe italiane nuk pritet ta ndryshojë këtë qëndrim.

Amad mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm në planet e Manchester United për sezonin e ri dhe klubi nuk e konsideron shitjen e tij.