Nënkolonel Liridon Poroshtica ka ndjekur trajnimin “International Military Cooperation” në Hagë, Holandë me pjesëmarrjen e 22 shteteve.
Për shkak të lidershipit të treguar, ai u zgjodh udhëheqës i pjesëmarrësve dhe mbajti fjalim në ceremoninë e certifikimit, ku falënderoi për ftesën dhe bashkëpunimin që i ofrohet Kosovës për të qenë pjesë e trajnimeve, ushtrimeve dhe konferencave të ndryshme, duke kontribuar në ngritjen dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivel ndërkombëtar.
Ceremonia u udhëhoq nga Admirali Smitt, Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Ministrinë e Mbrojtjes së Holandës.



Të tjera
Hamza i përgjigjet Kurtit: PDK-ja e gatshme për takim nesër në ora 09:00
Gjermania regjistron mbi 5.000 vdekje nga vala e të nxehtit të qershorit
LDK mbledh kryesinë, përmenden nënshkrimet për shkarkimin e Abdixhikut