Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar duke u dekoruar me medaljen e argjendtë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol”, e cila zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe cilësohet si një nga garat më sfiduese ushtarake në botë.
Në këtë garë morën pjesë 118 ekipe, përfshirë 35 ekipe ndërkombëtare nga 33 shtete të ndryshme. Ekipi i FSK-së, i përbërë nga pjesëtarë të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore, tregoi angazhim të jashtëzakonshëm, disiplinë dhe profesionalizëm të lartë, duke e përmbyllur garën me një rezultat që e rendit ndër më të mirët në botë.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar këtë arritje si dëshmi të përkushtimit dhe nivelit të lartë profesional të FSK-së, duke theksuar se Kosova po tregon se ka forca të afta e të gatshme për çdo sfidë ndërkombëtare.
FSK vazhdon me sukses pjesëmarrjen në aktivitete dhe gara ndërkombëtare, duke forcuar pozitën dhe reputacionin e Kosovës në skenën ushtarake botërore.



Të tjera
Gabimet e përditshme që ua fryejnë barkun
Zakonet e shëndetshme që mbrojnë sistemin imunitar
Mbahet Forumi ‘25 vjet kur gratë transformojnë paqe e sigurinë në Kosovë`