Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, foli për ftesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për takim me partitë politike për tejkalimin e ngërçit politik.
“Tani do të flasim dhe besoj se do të merrni përgjigje shumë shpejt,” u shpreh shkurt Vitia para mediave.
Për këtë ftesë pak më herët foli edhe deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati.
“Duhet me pa se çka ka vendosur Grupi Parlamentar. Gjithsesi do të shqyrtohet ftesa. Do të shihet se për çka është dhe do të njoftojmë”, tha shkurt Murati para seancës së sotme.
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”.



Të tjera
Bimët mjekësore që i japin zgjidhje brenda muajit kolesterolit të lartë
Shkëlqeu edhe në Kupën e Botës, por nuk e bind Marescan: Man City e vendos në shitje yllin e skuadrës
Shqiptarët protestojnë në Zarë të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së