Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër për dërgimin e Njësisë Speciale në Skënderaj.
Ajo ka pasur një mesazh për Albin Kurtin.
Postimi i plotë:
Ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë për ta përshkruar dhimbjen, zemërimin dhe zhgënjimin që ndjen.
Dëshpërimi është në kulm, ndërsa zhgënjimi bëhet i pashmangshëm kur sheh se si një njësi elitare si NjSO, në mes të natës, e rrethon Skenderajn me policë të maskuar dhe me armë të gjata.
Në mungesë të projekteve të realizuara, ideve për zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët, Albin Kurti ka zgjedhur të krijojë tensione e përçarje, duke përdorur tërë aparatin shtetëror për ta frikësuar, denigruar dhe poshtëruar popullin liridashës të Drenicës.
Le ta dijë Albin Kurti se edhe Millosheviqi luftën e kishte nisur në Drenicë. E megjithatë, Drenica historikisht asnjëherë nuk u nënshtrua, asnjëherë nuk u frikësua dhe kurrë nuk e duroi poshtërimin.
Edhe sonte, Drenica qëndroi me dinjitet



Të tjera
Ushtrimet që mund të kenë efektin e kundërt
A po largohen njerëzit nga ju, kontrollo 4 gabime
SHBA-të nisin një súlm të “fuqishëm” ndaj Iranit