Sezon debutues ëndrrash për Joan García te Barcelona.
Portieri spanjoll është shpallur portieri më i mirë i edicionit të sapopërfunduar në La Liga, duke fituar trofeun prestigjioz “Zamora” pas një sezoni fantastik me katalunasit.
Në vitin e tij të parë me Barcelonën, Joan Garcia zhvilloi 30 ndeshje kampionale, pranoi vetëm 21 gola dhe mbajti portën të paprekur në 15 takime, duke qenë një nga faktorët kryesorë në suksesin e skuadrës së Hansi Flick.
24-vjeçari impresionoi gjatë gjithë sezonit me pritjet vendimtare, refleksin e jashtëzakonshëm dhe sigurinë në portë, duke lënë pas emra të mëdhenj si Thibaut Courtois dhe Jan Oblak në garën për portierin më të mirë të kampionatit spanjoll.



Të tjera
Wilshere: Arsenal gati për Europën pas titullit në Angli
Qershitë përveç të shëndetshme, parandalojnë edhe plakjen!
Konjufca pret kongresmenin Self, rithekson partneritetin strategjik me SHBA