Gareth Southgate i la tifozët të befasuar pas komentit që bëri në lidhje me mesfushën e Anglisë pas barazimit të tyre me rezultat 1-1 ndaj Danimarkës në Euro 2024.
Harry Kane e hapi ndeshjen duke realizuar për 1-0 në të mirë të Anglisë ndërsa Morten Hjulmand shënoi për të barazuar shifrat në 1-1 me një goditje nga distanca.
Përzgjedhësi i “Tre Luanëve” tha se Anglia është përpjekur që të gjejë një zgjidhje për mesfushën tash e shtatë ose tetë vite, përkundër faktit që emra si Kobbie Mainoo dhe Adam Wharton janë të përfshirë në listën e tij prej 26 futbollistëve.
“Fatkeqësisht, Kalvin (Phillips) nuk ishte në dispozicion për ne në këtë garë dhe e njëjta vlen edhe për Henderson, kështu që ne jemi përpjekur të gjejmë diçka ndryshe”.
“Disa nga këto ide kanë funksionuar, disa nuk kanë funksionuar aq mirë, por gjatë viteve ka qenë një problem i vazhdueshëm dhe ne jemi përpjekur që të gjejmë mënyrën më të mirë për ta zgjidhur atë”, ka thënë Southgate.
Tifozët e Anglisë sulmuan Southgaten teksa nuk u pajtuan me pretendimet e tij dhe kritikuan listën e tij.
Një tifoz shkruajti në platformën X: Rice dhe Bellingham së bashku me Foden. Padyshim një prej mesfushave më të mira në Evropë. Jam i shokuar.
Një i dytë tha: Ju duhet të përzgjedhni mesfushorët më të mirë në planet.
Një i tretë shtoi: Ne kemi disa mesfushorë të mëdhenj në bankë. Një mbrojtës i djathtë nuk është zgjidhja.
Të tjera
Mesazhet: Dejona Mihali vendos kur të ndalet rryma në Kosovë, e kur jo
Kurti takon Scholzin, kërkon mbështetje për largimin e masave të BE-së
Rrahmani për Kusari-Lilën: Është mësuar të informohet nga Lista Serbe e Radoiçiqi