​Gërvalla: Kosova numër 1 në Evropë në mesin e 34 shteteve për zhvillim ekonomik

Kryetarja e Partisë Guxo Donika Gërvalla në mbledhjen e madhe të kësaj partie me anëtarë e mbështetës të saj të shumë ka folur mbi rolin e kësaj partie në luftimin e dukurive negative dhe ngritjen e vendit në një nivel më të lartë zhvillimi në vend e në botë për nga zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit.
Ajo ka theksuar se mbështetja për këtë pati, është shumë e madhe gjë që dëshmon edhe interesimi i madh i qytetarëve për të marrë pjesë në tubimet e Guxo.
Gërvalla: Kosova numër 1 në Evropë në mesin e 34 shteteve për nga zhvillimi ekonomik 2023

Dje patëm dy tubim në Shtutgart. Salla që zinte një mijë karrige aq stërmbushur, sa policia gjermane u detyrua të ndërhyjë dhe të lusë që gjysma e tubimit të priste jashtë… Kemi kryer njërin tubim dhe më pas njëra palë ka dalë jashtë dhe ka hyrë gjysma tjetër dhe kemi kryer edhe tubimin e njëjtë brenda natës… Kështu që sot jam shumë e lumtur që po takohemi në këtë masë dhe po takohemi këtu të gjithë së bashku, sepse kemi shumë gjëra për të biseduar, jo vetëm për të festuar sukseset që kemi arritur të gjithë së bashku, jo vetëm ne që jemi në Qeveri e në Kuvend, por së bashku me secilin prej jush, sepse është e pamundur që dy apo 20 njerëz të ndërrojnë faqen e Kosovës nga një shtet i zhytur në krim e korrupsion në një shtet, i cili nëse përmendet, ai përmendet si shteti më demokratik në rajonin tonë, si shteti numër një në Evropën në mesin e 34 shteteve për nga zhvillimi ekonomik i vitit 2023, si shteti i dytë në botë sa i përket sundimit të ligjit dhe të rendit, ku 81 për qind e qytetarëve thonë se kanë ndjenjën që jetojnë në një shtet demokratik”, ka thënë Gërvalla.