Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Belfast të Irlandës së Veriut, përcjell KosovaPost.
Ky takim bashkon ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve pjesëmarrëse në këtë proces.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Gërvalla njoftoi se takimi i mëngjesit u drejtua nga Sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, të cilën e falënderoi për mikpritjen e ngrohtë në Hillsborough Castle në Belfast
“Në kuadër të Procesit të Berlinit, pas takimit të mëngjesit, nën drejtimin e Sekretares së Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, znj. Yvette Cooper, u mblodhëm për fotografinë familjare, pak çaste para fillimit të paneleve”, ka shkruar Gërvalla në Facebook duke publikuar edhe foto nga ty takim.



Të tjera
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi dhe të tjerët
Kurti me Haxhiun bëjnë homazhe te varri i dëshmorit Agron Rrahmani
Këto janë përfitimet shëndetësore të ecjes në kohën e dimrit