Vetëm në ditët e fundit në vend janë raportuar disa raste të dhunimit dhe tentim-dhunimit. Në raportin policor bëhet e ditur se rastet e fundit janë raportuar në Vushtrri dhe Suharekë, si dhe tjetra në Lipjan. Në rastin në Lipjan i dyshuar është një kadet policor.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit O.L, për shkak të veprës penale “Dhunim në tentativë”. I dyshuari është kadet i Policisë.
Bazuar në të dhënat e fundit statistikore të Policisë së Kosovës, në vitin 2020 janë raportuar 4 tentativa për dhunim dhe 59 raste të dhunimit, në vitin 2021 janë 5 tentativa dhe 102 dhunime, në vitin 2022 janë 7 tentativa dhe 98 dhunime, në vitin 2023 janë 7 tentativa dhe 100 dhunime.
E për këtë periudhë të vitit 2024 janë raportuar 29 raste të dhunimit.
Psikologia klinike Lule Alidema, në një deklaratë për Telegrafin thotë se një person i dhunuar mund të pësoj traumë psikologjike.
“…Viktima e dhunuar do të shfaqë sjellje psikologjike ndryshe pas dhunimit që interpretohen me çrregullime psikologjike…”, thotë ajo.
Sipas psikologes si pasojë e dhunimit, viktimat mund të shfaqin shenja të depresionit, pasiguri mbi veten, mbyllje në vetvete.
“Asnjë nga viktimat nuk është përgjegjëse për atë që i ka ndodhur ose ka përjetuar. Përgjegjësia për dhunimin seksual është gjithmonë e atij që e kryen aktin, prandaj viktimat duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Ndërsa, përgjatë gjithë kohës së marrjes së shërbimeve fshehja e të dhënave do të ishte më njerëzorja. Qoftë familjarët, qoftë rrethi duhet t’i përkrahin fuqishëm dhe pranimi i drejtë i ndodhisë është ndihmesa dhe përkrahja më e madhe për personin që përjetoi dhunë seksuale. Po ashtu të përkrahen me nxitje për trajtim psikologjik dhe t’i lirojnë nga stigmatizimi….”, tha Alidema.
Sipas psikologes dhuna seksuale do të parandalohej më shumë nëse rastet nuk zvarriten në gjykata.
“Duke pasur parasysh gjendjen e gjykatave në Kosovë, kur dosjet nuk do të zvarriteshin në gjykata, por të shpejtoheshin proceset dhe të identifikoeshin autorët e veprave penale e të dënoheshin për veprën e tyre, çdo gjë do të ishte më e lehtë”, tha ajo.
Të tjera
Artan Hoxha zbardh skemën: Si krimi i organizuar i ka dhënë Ramës 5-6 deputetë
“The Telegraph”: Trump i vë ‘pistoletën’ në kokë Zelenskyt, i kërkon gjysmën e Ukrainës!
“U rrëmbye, por arriti të shpëtojë”/ Zbardhen detaje nga riatdhesimi i 19-vjeçarit, në Sierra Leone shkoi edhe RENEA (Video)