Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë z. Hiroyasu Tanigaki dhe atasheun Kolonel Tomofumi Iwasaki, transmeton KosovaPost.
Fillimisht Gjeneral Jashari i njoftoi zyrtarët Japonez për situatën e sigurisë në rajonin tonë dhe për zhvillimin e Forcës së Sigurisë Kosovës. Gjatë takimit u diskutuara për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Japonisë.
Gjeneral Jashari vlerësoi lart marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe falënderoi shtetin japonez për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, veçanërisht përmes programeve të trajnimit dhe shkollimit.
Në përmbyllje, të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh, duke konfirmuar përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe sigurisë.



Të tjera
5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por s’ua thotë askush
Media ruse me dezinformata tentojnë të shtrembërojnë faktet për krimet ndaj familjes Jashari
Rama bëri thirrje me foton e tij, reagon qytetari