Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ministrin e mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapović, dhe shefin e mbrojtjes, gjeneral brigadier Miodrag Vuksanoviq, në Ministrinë e Mbrojtjes në Podgoricë.
Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në Kosovë dhe kontributi i vazhdueshëm i KFOR-it në stabilitetin rajonal.
Gjeneralmajor Ulutaş vlerësoi mbështetjen e qëndrueshme të Malit të Zi ndaj misionit të KFOR-it dhe profesionalizmin e personelit malazez të vendosur në KFOR, njofton zyra për informim e këtij misoni.
KFOR-i, tutje shton se vazhdon të zbatojë mandatin e tij dhe të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si garantë të sigurisë.



Të tjera
Tifozja kroate Ivana Knoll surprizon publikun shqiptar, thotë “të dua” në shqip
Pas kritikave, Alban Skënderaj flet për herë të parë për protestat në Shqipëri
Karakteristikat e një nëne perfekte