Ish-e dashura e Gjestit e quajtur, Diellza, ka qenë një nga emrat më të diskutuar në këtë Big Brother VIP.
Atë normalisht që e solli fituesi i këtij edicioni, duke treguar për raportin e tyre dhe se sa shumë e ka ndihmuar në jetë, pasi ishin bashkë pesë vjet.
I pyetur në Post Big Brother VIP nëse ka folur me të apo ka marrë ndonjë mesazh, artisti pejan theksoi se nuk ka ndodhur diçka e tillë.

“Unë e kam sqaruar, ka qenë vajza që kam qenë me të pesë vjet në lidhje më ka mbajtur, kam kaluar shumë gjëra me të. Ndihem në borxh. S’kam kontakt me të”, u shpreh ai.
Tutje tha: “E di që kam me taku dhe do t’ia kthej të gjitha që ka bërë për mua. Unë jam ky”.
Dyshja theksuan se çdo gjë po ecën mirë dhe se po vazhdojnë me angazhimet e tyre.
Të tjera
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
Deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer ve*tëvrasje
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve