I mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me banorët e lagjes Hajvali, ku diskutoi për sfidat e përditshme dhe nevojat e komunitetit.
Ndryshe, pas përpjekjes së parë të Albin Kurtit për të formuar qeverinë, që nuk arriti të siguronte shumicën prej 61 deputetësh, presidentja Vjosa Osmani e emëroi zyrtarisht Konjufcën si mandatar të dytë për formimin e qeverisë.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, ai ka 15 ditë për të paraqitur kabinetin dhe siguruar votën e nevojshme në Kuvend.
Lëvizja Vetëvendosje vendosi ta propozojë Konjufcën për kryeministër në përpjekje për të shmangur zgjedhje të parakohshme dhe për të garantuar miratimin e buxhetit të vitit 2026.



Të tjera
Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe
Pirja e rregullt e kafesë ndihmon sistemin kardiovaskular
Posta e Kosovës lanson pullën postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së