Grupi i parë prej 231 besimtarëve nga Kosova, që sot u nisën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, ka arritur shëndoshë e mirë në aeroportin e Xhides, në Arabinë Saudite, përcjell KosovaPost.
Siç bën të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, në pritje të tyre dolën zyrtarë nga Drejtoria e Haxhit e BIK-ut, të cilët u uruan mirëseardhje dhe u kujdesën për orientimin e tyre drejt Mekës.
Sipas organizatorëve, pas mbërritjes në Mekë, haxhinjtë do të fillojnë menjëherë me kryerjen e umres
“Pas mbërritjes së tyre në Mekë, ata menjëherë do të fillojnë edhe kryerjen e umres”.
Sivjet nga Kosova do ta kryejnë obligimin e haxhit gjithsej 1576 besimtarë, të cilët do të udhëtojnë në grupe drejt vendeve të shenjta gjatë ditëve në vijim.



Të tjera
Përzieni vajin e kokosit me sodë buke për një fytyrë të pastër
5 teknika të trajnimit të trurit
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudite